Rreth 20 mijë banorë në Berlin u evakuuan të premten në mëngjes pasi u zbuluan dy bomba të pashpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore. Autoritetet paralajmëruan për “rrezik vdekjeprurës” dhe urdhëruan evakuimin e menjëhershëm të zonave përreth.
Një prej bombave, e gjetur në lumin Spree pranë Fischerinsel, u zbulua gjatë punimeve të ndërtimit dhe solli mbylljen e ndërtesave qeveritare dhe krijimin e një zone të ndaluar prej 500 metrash. Ndërkohë, një bombë tjetër me peshë 100 kilogramë u gjet në Spandau, ku pritet të çaktivizohet, duke detyruar largimin e mbi 12 mijë banorëve.
Transporti publik dhe disa rrugë kryesore u mbyllën, ndërsa qindra qytetarë pritën në strehimoret e emergjencës. Policia gjermane ka konfirmuar se një prej bombave nuk përbën më rrezik, por operacionet për sigurinë vazhdojnë.
KAQPATA