Los Angeles / Hollywood, 18 Shtator 2025 – Autoritetet kanë konfirmuar zbulimin e trupit të një adoleshenteje në para-gjoksin e një automjeti “Tesla” të konfiskuar në një vendparkim në Hollywood. Sipas raportimeve zyrtare, automjeti rezulton i regjistruar në emër të artistit David Anthony Burke, i njohur si D4vd.
Policia thotë se automjeti ishte i braktisur dhe u mor në mbikëqyrje nga punonjësit e parkimit pas raportimit të një erë të keqe. Pas kontrollit të 8 shtatorit 2025, në para-gjoksin e makinës u gjet një trup i futur në një qese. Identiteti i viktimës është konfirmuar nga zyrat kompetente si Celeste Rivas, 15 vjeçe, e cila ishte raportuar e zhdukur nga Lake Elsinore në prill 2024, bëjnë të ditur burime zyrtare.

Raporti i policisë dhe zyrtarët mjeko-ligjorë tregojnë se trupi ishte në një gjendje dekompozimi dhe u identifikua, pjesërisht, edhe përmes një tatuazhi në gisht. Hetimet për shkaqet dhe rrethanat e vdekjes vazhdojnë, ndërsa Prokuroria po trajton çështjen. Deri më tani nuk është përjashtuar asnjë pistë hetimore dhe nuk janë bërë arrestime publike.
Mediet amerikane raportojnë se automjeti rezulton i regjistruar në emër të David Anthony Burke (D4vd). Përfaqësues të artistit kanë thënë se ai po bashkëpunon me autoritetet; autoritetet policore kanë deklaruar se po kryejnë hetime intensive dhe nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme për hetimin ose për ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë midis pronarit dhe rastit.
Kjo ngjarje ka nxitur reagime të shumta në media dhe rrjetet sociale; autoritetet e sigurisë publike bëjnë thirrje që të përmbahemi nga spekulimet derisa hetimi të përfundojë dhe të publikohen të dhëna zyrtare. Çdo informacion i mëtejshëm do të vjen nga burimet zyrtare të hetimit.
KAQPATA