Mitrovicë Veri, 18 Shtator 2025 – Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më datën 18.09.2025, rreth orës 09:45, njësia e hetimeve e Stacionit Policor në Zveçan ka hasur në një rimorkio ku pas kontrollit ka gjetur pajisje dhe veshje ushtarake.
Sipas raportit zyrtar, janë konfiskuar:
- 1 uniformë ushtarake kamufluese,
- 5 karikatorë me 132 fishekë të armës AK-47,
- 5 fatrolla për mbajtjen e karikatorëve në gjoks,
- 4 palë pantallona ushtarake,
- 4 xhaketa ushtarake,
- 3 fotrolla për radiolidhje,
- 1 antiplumb,
- 2 rripa brezi ushtarak,
- 1 jelek taktik,
- 1 çantë taktike,
- 1 helmetë e gjelbër,
- 1 kapelë, dhe
- 1 dritë rrotative.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”. Rasti është nën hetime.
Policia ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka persona të arrestuar, ndërsa dyshohet se pajisjet e konfiskuara i përkasin një personi të dyshuar, i cili tashmë është në kërkim për rastin Banjska.
KAQPATA