Lipjan, 18 Shtator 2025 – Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka bërë të ditur se vitin e ardhshëm do të nisë një projekt madhor infrastrukture në lagjen “Mostina”, i cili pritet ta transformojë këtë zonë.
Ahmeti ka shkruar:
**“Rrugë të reja dhe moderne për Lipjanin. Projekti në lagjen ‘Mostina’ do të fillojë vitin e ardhshëm dhe do ta transformojë këtë zonë. 🚧
Qyteti ynë po ecën përpara dhe do të vazhdojë të zhvillohet me projekte që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.
Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin! ✌”**
Ky projekt shihet si një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës dhe përmirësimit të cilësisë së jetës në komunë.
KAQPATA