Lipjan, 17 Shtator 2025 – Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Lipjan, dhe Partia Ashkalinjëve për Integrim (PAI) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet lokale të vitit 2025.


Sipas marrëveshjes, PAI vendos të mos garojë me listë të veçantë për Kuvendin Komunal, duke mbështetur kandidaturën e PDK-së për Kryetar të Komunës së Lipjanit.
PDK dhe kandidati i saj marrin përsipër që gjatë mandatit katërvjeçar të përfshijnë projektet dhe prioritetet e komunitetit ashkali në të gjitha fushat e kompetencave komunale, duke siguruar përfaqësim të drejtë institucional.
Ky bashkëpunim synon një Lipjan më gjithëpërfshirës, ku çdo komunitet ka zërin dhe vendin e tij në zhvillimin e përbashkët të komunës.
KAQPATA