Tre persona janë arratisur nga Qendra e Mbajtjes së Emigrantëve në Vranidoll, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Sipas raportit zyrtar, dy nga emigrantët e arratisur janë shtetas të Bangladeshit, ndërsa i treti vjen nga Maroku. Ende nuk dihen arsyet e arratisjes, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Ngjarja ka ngritur shqetësime mbi sigurinë dhe menaxhimin e qendrave të mbajtjes për emigrantë në vend.
KAQPATA