Një incident ka ndodhur paraditen e së mërkurës në objektin e Komunës së Leposaviqit, ku është përfshirë zëvendëskryetarja e komunës.
Sipas Policisë së Kosovës, ajo dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua e cila kishte shkuar për të kërkuar vendimin mbi largimin e saj nga puna.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare – zëvendëskryetare e komunës, pasi që dyshohet se në objektin e komunës ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, e cila kishte kërkuar vendim mbi largimin nga puna. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Rasti tashmë do të trajtohet në procedurë të rregullt.
KAQPATA