Vizita e presidentit amerikan Donald Trump në Britaninë e Madhe ka sjellë lajme të mëdha për sektorin e teknologjisë. Gjigantët amerikanë si Microsoft, Google dhe Nvidia kanë njoftuar investime me vlerë miliarda dollarë në infrastrukturën britanike të inteligjencës artificiale (IA).
Microsoft ka paralajmëruar një investim prej 30 miliardë dollarësh, gjysmën e të cilit për cloud computing dhe IA, përfshirë ndërtimin e superkompjuterit më të madh në vend. Google nga ana tjetër do të investojë 5 miliardë dollarë në dy vitet e ardhshme, duke ndërtuar një qendër të dhënash pranë Londrës. Ndërkohë, Nvidia do të instalojë 120 mijë GPU të avancuara, duke e kthyer Britaninë në një prodhues të fuqishëm të IA-së, jo vetëm konsumator.
Në total, investimet amerikane arrijnë 42 miliardë dollarë, si pjesë e “Marrëveshjes për Mirëqënie Teknologjike” mes dy vendeve. Pakti përfshin zhvillimin e modeleve të IA për shëndetësi, avancimin e informatikës kuantike, si dhe projekte për energji të sigurtë dhe rritje ekonomike.
Kryeministri britanik Keir Starmer tha se marrëveshja ka potencial të formësojë të ardhmen e miliona qytetarëve dhe ta vendosë Britaninë si destinacion tërheqës për investime në teknologji.
KAQPATA