Spektakli i njohur “Albania’s Got Talent”, i cili transmetohet për të dytin vit radhazi në Vizion Plus, do të mbajë audicionet e radhës në Prishtinë më 22 shtator.
Ky format, i kthyer në një ndër programet më të ndjekura në mbarë trojet shqiptare, sjell në skenë një larmi të jashtëzakonshme performancash – nga këngëtarë, valltarë, aktorë humori, iluzionistë, deri te talentet më të veçanta.
Një nga veçoritë kryesore të spektaklit është pjesëmarrja pa kufizim moshe, duke u dhënë mundësi të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit, të tregojnë talentin e tyre.
Audicionet në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë një rëndësi të veçantë për produksionin, pasi konsiderohen si hapësirë e rëndësishme për zbulimin e talenteve të reja dhe për promovimin e diversitetit kulturor.
Juria përbëhet nga Agron Llaka, Ledina Çelo, Adelina Ismaili dhe Kastro Ziso, ndërsa spektaklin e moderojnë Isli Islami. Formati përfshin shtatë puntata audicionesh, katër gjysmëfinale dhe finalen e madhe.
KAQPATA