Influencerja boshnjake, Adna Rovčanin-Omerbegović, ndërroi jetë vetëm dy ditë pas dasmës së saj.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, Faris, u martuan më 13 shtator në hotelin “Hollywood” të Sarajevës. Vetëm një ditë më vonë, Adna u sëmur papritur dhe u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Sarajevës, ku ndërroi jetë më 15 shtator.
Adna ishte profesioniste e kozmetikës dhe drejtonte sallonin e saj në Sarajevë.
KAQPATA