Kombëtarja e Kosovës U19 në konkurrencën e vajzave ka nisur grumbullimin e shtatorit si përgatitje për dy miqësoret ndaj Malit të Zi në fund të tetorit dhe ndeshjet kualifikuese të Ligës A për Evropianin, që zhvillohen në nëntor.
Në kuadër të kësaj faze, Dardanet U19 do të luajnë edhe një ndeshje testuese me Kombëtaren A të Kosovës, të enjten në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.
Përzgjedhësja Albina Rrahmani e cilësoi këtë kamp si një mundësi të mirë për të parë formën e futbollisteve, duke theksuar rëndësinë e eksperiencës që vajzat kanë fituar në gjeneratat e mëhershme.
Ndërkohë, futbollistja Olsa Maqastena theksoi atmosferën pozitive në skuadër dhe besimin se ekipi do të përballet denjësisht me kundërshtarë të fortë si Portugalia, Danimarka dhe Islanda në nëntor.
KAQPATA