Sipas një studimi të ri të BookRetreats, kryeqyteti portugez Lisbon është shpallur qyteti më i lumtur në botë për t’u vizituar. Analiza u bazua në një “Holiday Happiness Index”, i cili mat faktorë si orët e diellit, ushqimin, gjumin, hapësirat e gjelbra dhe mundësitë për aktivitete fizike.
Lisbon doli në vendin e parë falë kuzhinës së shëndetshme, numrit të madh të parqeve dhe 2,828 orëve diell në vit. Po ashtu, qyteti vlerësohet për lehtësinë e lëvizjes në këmbë, pavarësisht kodrave të pjerrëta.
Në vendin e dytë u rendit Helsinki, i njohur për lidhjen e fortë me natyrën dhe ritmin e qetë të jetës. Orlando në SHBA zuri vendin e tretë, falë klimës së ngrohtë, hapësirave të gjelbra dhe plazheve.
Pesë vendet më të lumtura për pushime sipas indeksit janë:
- Lisbon, Portugali
- Helsinki, Finlandë
- Orlando, Florida (SHBA)
- Athinë, Greqi
- Edinburg, Skoci
Studimi sugjeron se këto qytete ofrojnë një kombinim ideal mes relaksit, ushqimit të mirë dhe qasjes në natyrë, duke i bërë destinacionet më të preferuara për një pushim pozitiv.
KAQPATA