Real Madridi mposhti Olympique de Marseille me rezultat 2-1, falë dy penalltive të realizuara nga Kylian Mbappe, duke u bërë skuadra me më shumë penallti në favor në historinë e Ligës së Kampionëve.
Penalltia e dytë, e akorduar pas prekjes me dorë të Facundo Medinas, shkaktoi polemika në Francë. Trajneri i Marseille, Roberto de Zerbi, e quajti atë “pak të sikletshme”, ndërsa drejtori sportiv Mehdi Benatia tha se ishte një ndjenjë e vështirë për t’u pranuar.
Sipas ekspertit të statistikave MisterChip, me këtë rast Real Madridi e tejkaloi Bayern Munichun dhe tani kryeson listën me 63 penallti, ndjekur nga Bayerni me 62 dhe Barcelona me 56.
Lista e pesë klubeve me më shumë penallti të akorduara në Champions:
- Real Madrid – 63
- Bayern Munich – 62
- Barcelona – 56
- Manchester City – 37
- Arsenal – 36
KAQPATA