Edon Zhegrova debutoi mbrëmë me fanellën e Juventusit në Ligën e Kampionëve, duke u rikthyer në fushë pas nëntë muajsh mungesë për shkak të një lëndimi.
Anësori kosovar u inkuadrua në minutat e fundit të ndeshjes kundër rivalëve në Torino, kur “Bianconerët” po humbnin 2:4. Futja e tij pati efekt të menjëhershëm, pasi Juventus arriti të barazojë 4:4 me dy gola në minutat shtesë.
Statistikat e Zhegrovës në 11 minutat e paraqitjes së tij ishin mbresëlënëse: 15 prekje topi, një duel i fituar dhe 75% pasime të sakta. Një debutim që u vlerësua lart edhe nga tifozët bardhezi.
Trajneri Igor Tudor e përfshiu befasisht në listë, duke e aktivizuar më herët se pritej, pasi debutimi i tij parashikohej në fundjavë në Serie A.
Zhegrova pritet të ketë më shumë hapësira në javët e ardhshme dhe të synojë të bëhet një nga pikat kyçe të skuadrës së re, ashtu siç shkëlqeu me Lille.
KAQPATA