Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Kampionatit Europian U21 të vitit 2027, një grup pune i UEFA-s ka zhvilluar vizitë zyrtare në Shqipëri nga 8 deri më 12 shtator.
Delegacioni, i shoqëruar nga përfaqësues të FSHF-së, inspektoi stadiumet ku do të luhen ndeshjet, terrenet stërvitore si dhe hotelet ku pritet të akomodohen skuadrat pjesëmarrëse.
Përshtypjet e inspektorëve ishin pozitive, ndërsa u vizituan gjithsej 28 hotele dhe 21 qendra stërvitore, të cilat do të përzgjidhen nga UEFA për t’u shndërruar në “Team Base Camp”-et zyrtare që do t’u ofrohen ekipeve finaliste.
Vizita e radhës e UEFA-s në Shqipëri është planifikuar për marsin e vitit 2026, me synim vlerësimin e progresit dhe përgatitjeve për turneun madhështor.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi në shkurt të këtij viti që Shqipëria të jetë një nga vendet pritëse të këtij Europiani, i cili do të zhvillohet në qershor 2027, me pjesëmarrjen e 16 përfaqësueseve më premtuese të kontinentit.
KAQPATA