Psikologët tregojnë se një ditë e suksesshme nis me një fjalë të vetme: “Mundem”. Dialogu i brendshëm dhe mënyra si i flasim vetes ndikojnë drejtpërdrejt në humor, sjellje dhe përballimin e sfidave.
Albert Bandura, psikolog i njohur, thekson se përsëritja e fjalës çdo mëngjes ndihmon në ndërtimin e vetëbesimit dhe e përgatit mendjen për të parë pengesat si mundësi, jo si vështirësi. Mund ta thoni përpara pasqyrës, ta shkruani në letër ose ta përsërisni gjatë rrugës për punë.
Psikologët theksojnë se kjo nuk injoron problemet, por ju bën të zgjidhni mënyrën si i përballoni ato. Duke thënë “Mundem!”, nuk përgatiteni thjesht për ditën, por për ta fituar atë.
KAQPATA