Elia Zaharia ka shpjeguar pse ende përdor mbiemrin “Zogu” në rrjetet sociale, edhe pse është ndarë nga Princ Leka më shumë se një vit më parë. Në një video të publikuar online, Zaharia tha se problemi është teknik dhe ka tentuar për një kohë të gjatë ta ndryshojë pa sukses.
“Nuk hiqet. Kam përpjekur në kompani të ndryshme IT, por nuk funksionon. Nuk ka lidhje me dëshirën time,” tha ajo, duke shtuar se në çdo punë përdor mbiemrin Zaharia. Deri sa problemi të zgjidhet, përdorimi i “Zogu” mund të shihet si një referencë për vajzën e saj, Geraldinën.
Ky sqarim heq çdo keqkuptim për përdorimin e mbiemrit pas divorcit dhe nuk ka lidhje me marrëdhëniet personale të saj.
KAQPATA