Një rrjet kriminal që ofronte gra për festa luksoze seksuale në Dubai u zbuluar nga një hetim i BBC-së, duke nxjerrë në pah detaje tronditëse për shfrytëzim, abuzim dhe vdekje të dyshimta.
Klientët, shpesh individë të pasur dhe me ndikim, paguanin nga 1,000 dollarë për person për të marrë pjesë në festa private me gra nga Uganda, Ukraina dhe Filipinet. Shumë prej tyre ishin influencere të rrjeteve sociale, ndërsa të tjera gra u mashtruan duke menduar se udhëtonin për punë të zakonshme.
Në qendër të rrjetit ishte britaniku Charles Mëesigëa, i njohur si Abbey, i cili menaxhonte operacionin duke përdorur ndërmjetës dhe shmangte çdo lidhje direkte. Hetimi zbuloi se disa klientë kërkonin akte ekstremisht degraduese dhe fetishiste. Gratë që refuzonin përballeshin me kërcënime, borxhe në rritje dhe presion.
Dy gra nga Uganda, Monic Karungi dhe Kayla Birungi, humbën jetën në rrethana të dyshimta pas rënies nga ndërtesa shumëkatëshe, ndërsa familjarët kërkojnë hetim të thelluar. Dëshmitaret raportojnë se gratë trajtoheshin si pronë dhe jo si njerëz.
Organizatat për të drejtat e njeriut kërkojnë hetim ndërkombëtar dhe ndjekje penale për të gjithë të përfshirët në këtë rrjet, që përfshin trafikim njerëzor dhe abuzim seksual të rëndë.
KAQPATA