Gjyqi i 51-vjeçarit Eduart Danaj, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij të ndarë, është shtyrë deri më 16 tetor. Krimi ndodhi më 16 maj 2024, kur i pandehuri sulmoi gruan 40-vjeçare në Menidi, duke e goditur më shumë se 14 herë me thikë, teksa ajo po shkonte në punë.
Viktima e kishte denoncuar tre herë ish-bashkëshortin për dhunë në familje, duke paralajmëruar rrezikun e tij. Seanca u ndërpre pasi i pandehuri nuk u paraqit, për shkak të mungesës së urdhrit për transferim nga burgjet e Larisës.
KAQPATA