Trupat ruse po ndryshojnë strategjinë në Ukrainë, duke hequr dorë nga sulmet e hapura me tanke dhe operacionet e koordinuara të këmbësorisë. Sipas raporteve ukrainase, Rusia po përdor njësitë e infiltruar, të cilët depërtojnë thellë pas vijës së frontit, vishen me rroba civile dhe mbledhin informacion mbi lëvizjet dhe logjistikën e trupave ukrainase.
Ky informacion më pas përdoret për sulme me dronë, artileri dhe bomba të lëshuara nga ajri. Forcat ukrainase po përpiqen të lokalizojnë dhe kapin këta infiltratorë, dhe gjatë muajit të fundit kanë bërë një numër të madh arrestimesh.
Sipas ekspertëve ukrainas, kjo strategji nuk tregon forcë ruse, por probleme në aftësinë për të kryer sulme të mëdha të organizuara, pas humbjeve të mëdha nga dronët ukrainas dhe tërheqjes së pjesëve të rëndësishme të armëve të blinduara.
KAQPATA