Paul Williams, avokat dhe profesor ndërkombëtar, ka filluar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës si dëshmitar i mbrojtjes për Hashim Thaçin.
Williams ka treguar se ftesa për të qenë pjesë e delegacionit kosovar në negociatat e Rambujesë iu bë nga Bujar Bukoshi, në emër të Ibrahim Rugovës.
“Formalisht u zgjodha për këtë rol rreth 10 ditë para negociatave. Bukoshi më njoftoi se do të kërkonte praninë time në Rambuje. Kjo ishte gjatë verës dhe vjeshtës së vitit 1998, në koordinim me diasporën amerikano-shqiptare, dhe vendimi për pjesëmarrjen time u miratua nga delegacioni kosovar,” tha Williams.
Ai shtoi se kishte marrë pjesë si këshilltar ligjor në negociata, me vendimin formal të nënshkruar nga Edita Tahiri kadhe Bajram Kosumi.
KAQPATA