Anapa, Russia - February 16, 2018: Woman holding iPhone X with streaming service media and video TikTok on the screen. iPhone ten was created and developed by the Apple inc.
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka njoftuar një marrëveshje të re me zyrën e TikTok në Evropë, e cila u mundëson qytetarëve të Kosovës të raportojnë përmbajtje që mund të ndikojnë në zgjedhjet lokale ose që shkelin standardet mediale jashtë periudhave zgjedhore.
Kryetari i KPM, Besnik Berisha, tha në Përballje Podcast në Telegrafi se çdo ankesë e dërguar te TikTok përmes KPM do të shqyrtohet dhe do të marrë vendim brenda 24 orëve.
“Ky mekanizëm krijon një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi me platformën, duke siguruar që përmbajtjet e dyshuara për shkelje të privatësisë ose përmbajtje të papërshtatshme të trajtohen shpejt dhe me efikasitet,” shtoi Berisha.
Qytetarët tani kanë një adresë të qartë për t’i dërguar ankesat e tyre, dhe ky bashkëpunim pritet të rrisë transparencën dhe përgjegjshmërinë e përmbajtjeve në TikTok në Kosovë.
KAQPATA