KF Egnatia është ndëshkuar rëndë nga UEFA pas ndeshjeve kundër Olimpija Ljubljana në kuadër të garave evropiane. Kampionët e Shqipërisë u eliminuan nga kompeticioni, por pasojë tjetër janë edhe gjobat e majme nga institucioni evropian i futbollit.
UEFA ka gjobitur klubin rrogozhinas me gjithsej 60,000 euro për shkak të hedhjes së sendeve në fushë, sjelljes së papërshtatshme të skuadrës dhe transmetimit të një mesazhi të papërshtatshëm. Kjo është një nga shumat më të larta të vendosura ndonjëherë për një klub shqiptar në arenën ndërkombëtare.
Edhe klubi slloven Olimpija Ljubljana është gjobitur me 15,125 euro për incidentet e ndodhura në ndeshjen e parë.
Rasti i Egnatias shihet si një paralajmërim i qartë nga UEFA për disiplinën dhe menaxhimin e tifozërisë në garat ndërkombëtare, ku imazhi i futbollit është në qendër të vëmendjes.
KAQPATA