Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, ka vijuar sot dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë, si dëshmitar në mbrojtje të Hashim Thaçit.
Rubin deklaroi se gjykimi ndaj Thaçit është i padrejtë dhe theksoi se ish-presidenti i Kosovës nuk kishte kompetenca ushtarake brenda UÇK-së, por vetëm rol politik. Ai shtoi se Thaçi duhej të merrte miratimin e komandantëve për çdo vendim të rëndësishëm.
Rubin kujtoi gjithashtu një bisedë mes Thaçit dhe presidentit amerikan Bill Clinton në vitin 1999, ku Thaçi ishte zotuar për respektimin e pakicave në Kosovë. Ai hodhi poshtë akuzat për përfshirje të Thaçit dhe Jakup Krasniqit në ekzekutime apo vrasje, duke thënë se nuk ekzistonin prova për këtë.
Në vijim, Rubin kritikoi qëndrimin e gjatë në paraburgim të të akuzuarve, duke e cilësuar të padrejtë, pasi ata ishin dorëzuar vullnetarisht. Ai tha se marrëdhënia e Thaçit me SHBA-të ishte e veçantë dhe me rëndësi të jashtëzakonshme për të.
KAQPATA