Shqipëria ka hapur zyrtarisht katër kapituj të rinj në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar këtë një ditë të shënuar në rrugëtimin e vendit drejt BE-së. Në një postim në Facebook, ai ka ndarë një video me pamje nga takimet në Bruksel së bashku me ekipin negociator shqiptar.
“Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë e një tjetër dite të shënuar në rrugëtimin drejt BE-së, si edhe me krenarinë për skuadrën tonë kombëtare të negociatave, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.
Ky hap shihet si një tjetër gur kilometrik për Shqipërinë në rrugën e gjatë drejt integrimit evropian.
KAQPATA