Prej ditësh, në media dhe rrjete sociale është përfolur se martesa e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës kishte marrë fund. Shkak për këto dyshime u bë mungesa e postimeve të përbashkëta dhe fakti që çifti nuk ishte parë shpesh në publik.
Megjithatë, pamjet e fundit i kanë hedhur poshtë të gjitha spekulimet. Geti dhe Marina janë fotografuar dorë për dore në kryeqytet, të buzëqeshur e të qetë, duke treguar se lidhja e tyre vazhdon e fortë.
Kjo nuk është hera e parë që flitet për ndarjen e tyre, por duket se çifti i njohur vazhdon të ecë përpara si një familje e konsoliduar, duke zgjedhur ta ruajë privatësinë larg syrit të publikut.
KAQPATA