Faqja zyrtare e Bundesligës ka publikuar listën e golashënuesve më të mirë pas tri xhirove të para të sezonit 2025/26, ku emri i Fisnik Asllanit zë një vend të rëndësishëm.
Sulmuesi i Hoffenheimit, që njëkohësisht është edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës, e ka nisur sezonin në mënyrë mbresëlënëse duke shënuar tre gola dhe duke dhënë një asistim. Me këtë bilanc, ai ndan pozitën e tretë në renditje, së bashku me gjashtë lojtarë të tjerë.
Kryesimin e listës e mban Harry Kane i Bayern Munich me pesë gola, ndërsa vendi i dytë i takon sulmuesit të Dortmundit, Serhou Guirassy, me katër realizime.
Asllani shkëlqeu në fundjavë me dy gola ndaj Union Berlinit, duke treguar se është në formë të lartë. Në sezonin e kaluar, ai spikati me fanellën e Elversbergut në Bundesliga 2, ku shënoi 18 gola dhe dhuroi nëntë asistime në 33 ndeshje.
KAQPATA