Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, ka treguar sot në Gjykatën Speciale në Hagë se gjatë Konferencës së Rambujesë në vitin 1999 u njoh për herë të parë me Hashim Thaçin.
Rubin tha se Sekretarja Madeleine Albright e kishte udhëzuar ta ndërtonte një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me Thaçin dhe ta ndihmonte në procesin e vendimmarrjes.
“Ajo më tha: ‘Njihu me të. Ndihmoje që të arrijë në vendimin e duhur’. Dhe kështu bëra”, deklaroi Rubin.
Ai shtoi se përpiqej të kalonte sa më shumë kohë me Thaçin gjatë bisedimeve, megjithëse komunikimi bëhej kryesisht përmes përkthyesve, pasi Thaçi nuk fliste anglisht.
Sipas tij, diskutimet dhe ecjet e përbashkëta ishin pjesë e përpjekjeve për të kuptuar më mirë pozicionin e Thaçit dhe për ta orientuar drejt vendimeve të duhura.
KAQPATA