Liga e Kampionëve e UEFA-s, kompeticioni më prestigjioz për klube në futbollin evropian, rikthehet këtë javë me sezonin 2025/26, i cili pritet të sjellë spektakël dhe duele të zjarrta mes skuadrave më të forta të kontinentit.
Formati i ri, i prezantuar sezonin e kaluar, hoqi fazën klasike të grupeve duke e zëvendësuar me një ligë prej 36 ekipesh, secila me nga tetë ndeshje. Nga kjo fazë u kualifikuan 24 ekipe në raundet eliminatore, ndërsa finalja e vitit të kaluar në Allianz Arena solli triumfin historik të PSG-së ndaj Interit me rezultat 5-0 – fitorja më e thellë në historinë e finales së Champions League.
Edhe këtë sezon, do të luhen 144 ndeshje gjatë tetë javëve të fazës së ligës. Tetë skuadrat më të mira kalojnë direkt në fazën e 1/16-ve, ndërsa ekipet nga vendi i 9-të deri në të 24-tin do të përballen në play-off. Finalja e madhe do të zhvillohet më 30 maj 2026 në “Puskás Arena” të Budapestit.
Sezoni 2025/26 premton duele të zjarrta, surpriza dhe emocione të forta deri në finalen e madhe në kryeqytetin hungarez.
KAQPATA