
Autoritetet amerikane kanë publikuar foto dhe video të një personi të dyshuar për atentatin ndaj aktivistit konservator Charlie Kirk në Universitetin e Utah Valley, ku ai u vra me një plumb në qafë gjatë një aktiviteti.
Hetuesit kanë gjetur gjurmë të rëndësishme: një shenjë pëllëmbe, një gjurmë këpucësh dhe një pushkë gjuetie të fuqishme, që besohet se u përdor në sulm. Megjithatë, pas më shumë se 7,000 informacioneve të mbledhura, autori ende nuk është identifikuar.

FBI dhe guvernatori Spencer Cox i kanë bërë thirrje publikut të ndihmojë në zbardhjen e rastit, duke ofruar 100 mijë dollarë shpërblim për çdo informacion që çon në arrestim.
Ngjarja, e filmuar dhe e shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale, ka tronditur politikën amerikane, ndërsa presidenti Donald Trump premtoi se Kirk do të nderohet me Medaljen Presidenciale të Lirisë.
Kirk, 31 vjeç, ishte bashkëthemelues i Turning Point USA dhe kishte ndikuar fuqishëm në mobilizimin e të rinjve republikanë. Ai la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët e vegjël.
KAQPATA