
Pamje të reja të publikuara nga FBI tregojnë vendin e saktë ku atentatori u pozicionua në një çati të Universitetit të Utah Valley përpara se të vriste me një plumb në qafë aktivistin konservator Charlie Kirk.
Fotot shfaqin çatinë me zhavorr, ku shihen shenja që besohet të jenë lënë nga trupi i atentatorit, ndërsa ai kishte një pamje të qartë drejt tendës së bardhë ku Kirk po mbante fjalimin para 3 mijë njerëzve.

Atentatori është ende në arrati, ndërsa FBI ka ofruar 100 mijë dollarë shpërblim për informacione që çojnë në arrestimin e tij.


Hetimet kanë zbuluar edhe pushkën Mauser kalibër .30-06, që besohet të jetë arma e përdorur, si dhe gjurmë në vendngjarje që janë dërguar për analiza. Ngjarja ka tronditur politikën amerikane, me reagime nga të dyja krahët dhe një deklaratë nga presidenti Trump, i cili njoftoi se Kirk do të nderohet pas vdekjes me Medaljen Presidenciale të Lirisë.
Charlie Kirk, 31 vjeç, ishte themelues i Turning Point USA dhe la pas vetes bashkëshorten dhe dy fëmijë të vegjël.



KAQPATA