
Taylor Swift dhe ylli i NFL, Travis Kelce, kanë zyrtarizuar fejesën e tyre. Çifti ndau lajmin të martën me postime në Instagram, duke treguar unazën me diamant që Kelce i dhuroi këngëtares në një propozim romantik në Missouri.
Marrëdhënia e tyre nisi në vitin 2023, kur Swift u pa për herë të parë në një ndeshje të Kansas City Chiefs. Që atëherë, historia e tyre është kthyer në një romancë publike që ka tërhequr vëmendjen botërore – nga puthja në fushë pas Super Bowl-it të vitit 2024 deri te paraqitjet surprizë në koncertet e Swift.
Familja e Kelce ka konfirmuar se propozimi ishte planifikuar prej muajsh. Për shumë fansa, kjo fejesë përbën një moment historik në lidhjen mes një prej artisteve më të mëdha të muzikës botërore dhe një kampioni të NFL.
Swift dhe Kelce pritet të vazhdojnë historinë e tyre të dashurisë në qendër të vëmendjes globale.
KAQPATA