
Irlanda, Spanja dhe Sllovenia kanë paralajmëruar tërheqjen nga Eurovision 2026 nëse Izraeli lejohet të marrë pjesë.
Transmetuesi publik irlandez RTE deklaroi se pjesëmarrja e Irlandës “do të ishte e paarsyeshme” për shkak të humbjeve të mëdha të jetëve në Gaza. Vendimi përfundimtar i Irlandës pritet pas qëndrimit të Bashkimit Evropian të Transmetimeve (EBU).
Edhe ministri spanjoll i Kulturës, Ernest Urtasun, tha se Spanja mund të tërhiqet nëse Izraeli nuk përjashtohet.
Ndërkohë, transmetuesi publik i Sllovenisë, RTV Slovenija, njoftoi se vendi nuk do të marrë pjesë në Eurovision vitin e ardhshëm nëse Izraeli mbetet pjesë e festivalit.
KAQPATA