
Nga kjo fundjavë, Kosova hyn në një muaj të nxehtë politik. Të shtunën, më 13 shtator 2025, nis zyrtarisht fushata për Zgjedhjet Lokale, që do të mbahen më 12 tetor.
E para që hap garën është Lëvizja Vetëvendosje, e cila do të nisë fushatën të premten mbrëma në orën 19:00. Një ditë më pas, do t’i bashkohen Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe partitë e tjera.
Në garë për pushtetin lokal janë 93 subjekte politike: 32 parti, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur, të gjitha të certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Në total, garojnë 5,626 kandidatë: 206 për kryetarë komunash dhe 5,420 për asamble komunale.
Në mbledhjen e mbajtur më 7 shtator 2025, KQZ ka vendosur shtypjen e 1,800,410 fletëvotimeve për zgjedhjet e kryetarëve të komunave dhe po aq për kuvendet komunale.
KAQPATA