
Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur mesatarisht me 4,5% në gusht 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK). Në bazë mujore, inflacioni ishte 0,5% krahasuar me korrikun 2025.
Rritja vjetore është ndikuar kryesisht nga energjia elektrike (+17,1%), pushimet e organizuara (+17,1%), kafeja, çaji dhe kakao (+16,7%), pemët (+16,6%) dhe mishi (+12,4%). Ndikim kanë pasur edhe shërbimet për mirëmbajtjen e transportit personal (+10,7%), perimet (+9,7%), si dhe produktet e qumështit, djathi e vezët (+8,2%).
Nga ana tjetër, ulje janë shënuar te biletat e fluturimeve (-7,8%), lëndët djegëse të ngurta si druri dhe pelet (-4,1%), si dhe karburantet për transport personal (-3,2%).
Në krahasim mujor, rritja prej 0,5% u shkaktua kryesisht nga shtrenjtimi i biletave të fluturimeve (+15,4%), produkteve të qumështit, djathit e vezëve (+2,4%), perimeve (+1,2%) dhe karburanteve për transport personal (+0,8%).
KAQPATA