
Një 17-vjeçar kosovar që plagosi rëndë me thikë një mësuese në një shkollë profesionale në Essen, Gjermani, dyshohet se e kreu krimin për motive fetare.
Ministri i Brendshëm i landit Nordrhein-Westfalen, Herbert Reul, tha se analizat e para të videove të gjetura në pajisjet e të miturit tregojnë se sulmi lidhet me motive islamiste.
Në një video të publikuar pas krimit, i riu ka deklaruar se mësuesja kishte fyer Profetin dhe gjatë deklaratës dëgjohet duke thirrur “Allahu Akbar”.
Autoritetet gjermane konfirmuan se 17-vjeçari ka qenë më parë nën mbikëqyrje policore për sjellje problematike, kërcënime dhe shkelje ligjore. Në vitin 2023, policia e kishte klasifikuar si individ me “potencial rreziku”, por kjo masë ishte hequr pasi ai për një kohë nuk kishte tërhequr vëmendjen.
Megjithatë, i mituri ishte përfshirë sërish në incidente të tjera në vitet 2024 dhe 2025, përfshirë kërcënime dhe dhunë fizike. Policia po heton gjithashtu nëse ai ka lidhje edhe me një tentativë tjetër vrasjeje ndaj një burri të pastrehë në Essen, që ndodhi të njëjtën ditë.
KAQPATA