
Moderatorja e njohur Marina Vjollca ka ndarë një moment personal nga jeta e saj familjare, që po bën bujë në rrjete sociale.
Në një video të postuar në Instagram Story, Marina tregon se vajza e saj, Marget, nuk dëshiron të shkojë në kopsht. Vogëlushja dëgjohet duke thënë: “Nuk më pëlqen kopshti!”, ndërsa Marina kërkoi këshilla nga nënat që e ndjekin se si ia dalin në raste të tilla.
Pak më vonë, moderatorja publikoi një fotografi të vajzës në veturë, duke treguar se “misioni” i dërgimit të saj në kopsht ishte i suksesshëm.
Marina dhe bashkëshorti i saj, reperi Getoar Selimi, u bënë prindër për herë të parë në nëntor të vitit 2021, kur erdhi në jetë Marget.
KAQPATA