
Producentja e Big Brother VIP Kosova, Olsa Muhameti, ka shpërndarë një sekuencë të pazakontë nga programi, e cila ka ndezur rrjetet sociale.
Në videon që ka arritur mbi 6.5 milionë shikime, shihen ish-banorët Xheneta Fetahu dhe Gjesti në një moment intim në shtrat, gjatë kohës sa ishin pjesë e shtëpisë së BBVK.
Dyshja pati krijuar një lidhje brenda formatit, por pak para përfundimit të spektaklit vendosën të ndaheshin. Pavarësisht kësaj, videoja e shpërndarë nga Muhameti ka thyer rekorde shikueshmërie dhe ka ngjallur komente të shumta nga fansat.
“Gjesti e zgjon Xhenetën duke i bërë masazh në shtrat” – është përshkrimi që po qarkullon gjerësisht në rrjete sociale, duke rikthyer në vëmendje romancën e tyre të shkurtër në reality show.

KAQPATA