
Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, ka reaguar pas fitores 2-0 ndaj Suedisë, ku ai shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 26-të.
Në një postim në “Instagram”, 27-vjeçari theksoi rëndësinë e fitoreve për vendin dhe skuadrën:
“Mbrëmë triumfuam! Fitoret si ajo e mbrëmshme janë më shumë se një rezultat – janë shpirt, zemër e gjak për këtë vend. Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve. Kosova gjithmonë ngrihet dhe lufton për fitore! Fitojmë bashkë, humbim bashkë, gjithmonë një zemër, një ekip!”, shkroi Rexhbeçaj.
Ai ka 11 paraqitje me kombëtaren e Kosovës dhe ka shënuar dy gola gjatë këtyre ndeshjeve, duke treguar ndikimin e tij në skuadër.
KAQPATA