
Legjenda e Juventusit dhe kombëtares italiane, Gianluca Zambrotta, ka komentuar për prurjet e reja të “Zonjës së Vjetër”.
Ai ka vlerësuar veçanërisht lojtarët Lois Openda dhe yllin kosovar, Edon Zhegrovën.
“Të dy janë nënshkrime të shkëlqyeshme. Openda është i ri, i shpejtë dhe shumë i adaptueshëm. Zhegrova ka kualitet, mund të driblojë dhe të krijojë, por i duhet të kthehet në 100%-shin e tij”, ka thënë Zambrotta për “La Gazzetta Dello Sport”.
Edon Zhegrova iu bashkua Juventusit në ditën e fundit të afatit kalimtar nga Lille për 20 milionë euro, ndërsa Openda kaloi nga Leipzig, duke i shtuar më shumë konkurrencë sulmit juventin.
Ky komenti i Zambrottas sjell optimizëm për tifozët e Juventusit dhe vlerësim për talentin shqiptar në skenën ndërkombëtare.
KAQPATA