
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy shtetas kosovarë janë ekstraduar nga Shqipëria për në Kosovë, pasi kishin urdhërarrest ndërkombëtar.
“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë dhe njësitet tjera relevante të PK-së, më 09.09.2025, përmes pikës kufitare Vërmicë, ka realizuar ekstradimin e dy të dyshuarve”, thuhet në njoftim.
Dy personat ishin arrestuar nga autoritetet shqiptare, pasi kërkoheshin nga drejtësia e Kosovës për veprat penale “Grabitje” dhe “Vjedhje grabitqare”.
Policia ka theksuar se pas ekstradimit, të dyshuarit janë dërguar në njësitet përkatëse për procedura të mëtejshme ligjore.
Institucioni theksoi se do të vazhdojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve me organet vendore dhe ndërkombëtare, me qëllim parandalimin dhe hetimin e aktiviteteve kriminale, si dhe kapjen e grupeve që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.
KAQPATA