
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Nuncin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, Luigi Bianco, i cili po zhvillon vizitën e tij të parë zyrtare në vend.
Osmani e ka uruar Nuncin për detyrën e re dhe theksoi se vizita e tij do të forcojë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Selisë së Shenjtë. Ajo vlerësoi hapjen e Misionit të Kosovës në Vatikan si një arritje të rëndësishme dhe theksoi se njohja e pavarësisë së Kosovës do të zhvillojë më tej marrëdhëniet me Vatikanin.
Gjatë bisedës, Osmani rikujtoi vizitën e saj në Vatikan dhe takimin me Papa Françeskun, duke e konsideruar moment të rëndësishëm për marrëdhëniet miqësore dhe respektin e ndërsjellë. Ajo ritheksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim me Selinë e Shenjtë nën udhëheqjen e Papa Leos, duke promovuar paqen, dialogun ndërfetar dhe vlerat universale të solidaritetit dhe humanizmit.
KAQPATA