
Babai i Granit Xhakës, Ragip Xhaka, ka reaguar ashpër ndaj sulmeve dhe fyerjeve që i janë bërë familjes së tij dhe veçanërisht mesfushorit të Zvicrës, Granit Xhaka.
Në një deklaratë të gjatë, Ragip Xhaka tha se sulmet ndaj djemve të tij janë në fakt sulme ndaj gjithë shqiptarëve që ndihen krenarë për arritjet e tyre. Ai e quajti të padrejtë pritshmërinë që Graniti të “falte lojën” dhe kritikoi ata që i mohojnë suksesin.
“Kur e shani Granitin, nuk po shani vetëm një futbollist. Po shani familjen tuaj dhe një emblemë krenarie shqiptare. Xhakat kurrë nuk janë gjunjëzuar dhe nuk kanë për t’u gjunjëzuar,” tha Ragip Xhaka.
Deklarata e tij përmendi gjithashtu kontributet e Xhakave dhe sportistëve të tjerë shqiptarë në diasporë, duke theksuar se ata kanë ngritur imazhin e shqiptarëve në Zvicër, Evropë dhe në gjithë botën, duke mos mohuar kurrë prejardhjen e tyre.
KAQPATA