
Numri i viktimave nga sulmi terrorist në stacionin e autobusëve në Ramot të Jerusalemit ka shkuar në gjashtë, ndërsa 15 persona të tjerë mbetën të plagosur.
Mes viktimave janë edhe dy autorët e dyshuar të sulmit, të cilët u neutralizuan nga ushtria izraelite. Kryeministri Benjamin Netanyahu vizitoi vendin e ngjarjes dhe dënoi me forcë sulmin, duke e cilësuar akt terrorist. Për shkak të ngjarjes, seanca gjyqësore ndaj tij u shty.
Ndërkohë, Hamasi e quajti këtë ngjarje një “operacion heroik”, ndërsa Xhihadi Islamik e cilësoi si përgjigje legjitime ndaj veprimeve të Izraelit në Gaza dhe Bregun Perëndimor.
Policia izraelite po heton se si arritën sulmuesit në vendngjarje dhe kush mund t’i ketë ndihmuar.
KAQPATA