
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.
Sipas pamjeve të publikuara nga Istogu Channel, një veturë ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në një kanal. Ende nuk ka informacione zyrtare nëse ka persona të lënduar nga kjo ngjarje.
Policia pritet të japë detaje mbi rrethanat e aksidentit, ndërsa qytetarët e pranishëm kanë raportuar për dëme materiale në automjetin e përfshirë.
KAQPATA