
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:35 në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, afër Sllatinës.
Sipas Policisë, shoferi i një kamioni me targa vendore ka humbur kontrollin e mjetit, ka kaluar në anën e kundërt dhe ka goditur katër automjete. Si pasojë, dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë dhe një tjetër ka pësuar lëndime të lehta. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Njësitet e Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit. Policia apelon tek shoferët që të respektojnë rregullat e trafikut, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të tregojnë kujdes të shtuar për të shmangur ngjarje të tilla.
KAQPATA