
Kosova ka pranuar javën e kaluar dronët pa pilot të tipit AeroVironment RQ-20 Puma, të cilët ishin paguar që në vitin 2021. Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, konfirmoi se pajisjet janë siguruar përmes programit shtet më shtet të njohur si Foreign Military Sale (FMS).
“Pranuam fluturaket pa pilot ‘Puma’, të prokuruara nga SHBA. Pagesa për këtë sistem është kryer në vitin 2021. Ky kapacitet i ri do të rrisë aftësitë e FSK-së në fushën e sistemeve ajrore pa pilot,” tha Maqedonci.
Ai shtoi se bashkëpunimi me SHBA-në në fushën e mbrojtjes po zgjerohet dhe forcon zhvillimin e ushtrisë së Kosovës, duke ndihmuar edhe në arritjen e objektivave të përbashkëta të dy vendeve.
KAQPATA