
Shumë pronarë qensh e shohin kafshën e tyre si pjesë të familjes dhe preferojnë ta ndajnë shtratin me të. Një sondazh i Akademisë Amerikane të Mjekësisë së Gjumit tregoi se 46% e pjesëmarrësve flenë me kafshët e tyre, ndërsa gjysma prej tyre ndjehen se gjumi u përmirësohet nga kjo afërsi.
Ekspertët theksojnë se fjetja me qen forcon lidhjen pronar-kafshë, ul ndjesinë e ankthit dhe rrit sigurinë. Një studim i publikuar në Anthrozoös (2018) tregoi se gratë që flenë me qenin përjetojnë më shumë rehati dhe ndihen më të mbrojtura krahasuar me ato që ndajnë shtratin me partnerin. Përveç kësaj, prania e qenit në dhomë mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut dhe të përmirësojë shëndetin mendor.

Nga ana tjetër, ka edhe disavantazhe. Qentë janë gjumashë polifazikë, prandaj shpesh zgjohen gjatë natës dhe kjo mund të ndikojë te cilësia e gjumit të pronarit. Po ashtu, alergjitë, transmetimi i sëmundjeve dhe përforcimi i sjelljeve problematike, si mbrojtja e territorit apo ankthi nga ndarja, janë rreziqe që duhen marrë parasysh.
Veterinerët sugjerojnë që vendimi të merret sipas natyrës së qenit dhe gjendjes shëndetësore të pronarit. Edhe nëse qeni nuk fle në shtrat, prania e tij në të njëjtën dhomë shpesh mjafton për të sjellë ndjenjën e sigurisë dhe për të thelluar lidhjen emocionale.
KAQPATA