Kjo është hera e parë që këngëtarja 35-vjeçare mungon në VMAs që nga viti 2021. Megjithatë, ajo është sërish e nominuar për çmimin “Artist i Vitit”, krahas Beyoncé, Lady Gaga, Kendrick Lamar, Bad Bunny, The Weeknd dhe Morgan Wallen.
Swift dhe Beyoncé aktualisht janë të barabarta me nga 30 çmime VMA secila. Nëse njëra prej tyre fiton këtë vit, do të vendosë rekord të ri historik. Në edicionin e vitit 2024, Swift fitoi shtatë çmime, duke u shpallur artistja më e vlerësuar solo në historinë e VMAs.
Arsyeja e mungesës së saj këtë vit nuk është bërë e ditur, por ajo vjen në prag të publikimit të albumit të saj të 12-të, The Life of a Showgirl, i cili pritet më 3 tetor.
Can't continue my morning without congratulating @taylorswift13 on becoming the MOST AWARDED SOLO ARTIST IN #VMAs HISTORY!! 🥳 pic.twitter.com/iQzdw5s4VD
— MTV (@MTV) September 12, 2024
Ndërkohë, ceremonia e 2025-ës do të prezantohet nga LL Cool J. Lady Gaga udhëheq me 12 nominime, e ndjekur nga Bruno Mars me 11 dhe Kendrick Lamar me 10.
KAQPATA