
Chelsea Fagan, romanciere dhe themeluese e platformës financiare The Financial Diet, po sfidon një nga tabutë e fundit të shoqërisë: paratë. Në një intervistë ekskluzive, ajo tha se lidhja mes dashurisë dhe financave është shumë më e thellë nga sa pranohet zakonisht.
Fagan, e cila nisi rrugëtimin e saj rreth financave personale në Tumblr 11 vite më parë, ka ndërtuar tashmë një kompani mediatike me mbi 3 milionë lexues në muaj. Ajo thekson se, ndonëse romancat moderne trajtojnë hapur seksualitetin dhe dëshirën femërore, aspekti financiar mbetet shpesh i anashkaluar.
“Dashuria është shpesh një marrëveshje ekonomike për gratë. Statistikat tregojnë se martesa, fëmijët dhe puna e papaguar shtëpiake ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien financiare dhe personale të tyre,” tha Fagan, duke shtuar se 70% e divorceve nisin nga gratë.
Në romanin e saj më të fundit The High Dive, ajo ndërthur romancën me realitetin financiar, duke trajtuar buxhetin, borxhin dhe stresin ekonomik si faktorë po aq vendimtarë sa “pillow talk”-u romantik. “Nuk mund të ketë liri të vërtetë për gratë pa një qasje të ndershme ndaj seksit dhe parave,” tha autorja.

Fagan beson se lexueset janë mjaftueshëm të zgjuara për të përqafuar histori dashurie që pasqyrojnë realitetin ekonomik, sepse “ndonjëherë dashuria nuk mjafton, por as paratë nuk mjaftojnë.”
KAQPATA